LVV
PDK
LDK
AAK

Në 13 vite, popullsia e Komunës së Suharekës ka shënuar rënie prej 23.4%

para 53 dite

Të dhënat zyrtare nga regjistrimet e popullsisë për vitet 2011 dhe 2024 tregojnë një ndryshim të ndjeshëm demografik në Komunën e Suharekës.

Në 13 vite, popullsia e Komunës së Suharekës ka shënuar rënie prej 23.4%

Sipas regjistrimit të vitit 2011, popullsia totale e komunës ishte 59,722 banorë, ndërsa në vitin 2024 ajo ka rënë në 45,749 banorë, duke reflektuar një rënie prej 23.4%.

Pra, popullsia e Komunës së Suharekës në vitin aktual ka 13973 banorë më pak.

Në vitin 2011, popullsia e Komunës së Suharekës përbëhej nga:

Meshkuj: 29,478 (49.36% e popullsisë totale)

Femra: 30,244 (50.64% e popullsisë totale)

Ndërsa në vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), struktura e popullsisë ka pësuar një ndryshim të lehtë:

Meshkuj: 22,716 (49.66% e popullsisë totale)

Femra: 23,033 (50.34% e popullsisë totale)

Pavarësisht rënies së popullsisë, përqindja e meshkujve dhe femrave ka mbetur relativisht e qëndrueshme. Në të dyja vitet, femrat përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë.

Etiketat

Ofertat e fundit