Komuna e Suharekës është përfituese e grantit 112 kontenjera metalik 1.1m3

06.06.2024

Në kuadër të projektit Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër Komuna e Suharekës është përfituese e grantit 112 Kontenjera metalik 1.1m3.

Komuna e Suharekës është përfituese e grantit 112 kontenjera metalik 1.1m3 Foto: Ilustrim

Pranim- dorëzimi i tyre nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është bërë të mërkurën me rastin e shënimit të 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”.

Të pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit ishin Enver Shabani drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Albulena Kokollari drejtoreshë për Inspekcion dhe Fisnik Tahiri zyrtar për Menaxhimin e Mbeturinave.