DKA Suharekë hap konkurs për drejtor shkolle në SHFMU “Migjeni” – Gjinoc
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle.
Foto: Ilustrim
Në njoftimin e DKA-Suharekë bëhet e ditur se konkursi mbetet i hapur nga data 12.10.2024 deri më 10.11.2024.
Në njoftimin e DKA-Suharekë bëhet e ditur se kohëzgjatja e emërimit të drejtorit bëhet për katër vite, me orarë të punës prej 40 orësh.
Poashtu, thuhet se qëllimi i vendit të punës është menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo-arsimor.