Çka përfitojnë qytetarët e Suharekës nga buxheti i Kosovës prej 3.6 miliardë eurove për vitin 2025?
16.12.2024
Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, ka miratuar buxhetin më të madh historik për vitin 2025, me një vlerë prej 3.6 miliardë euro.
Ky buxhet do të mundësojë realizimin e projekteve të shumta infrastrukturore, sociale dhe ekonomike në të gjithë vendin.
Në këtë kontekst, një ndër komunat që do të përfitojë nga këto investime është Komuna e Suharekës. Qeveria ka alokuar fonde të konsiderueshme për projekte të ndryshme në këtë komunë, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, arsimin, sportin dhe trashëgiminë kulturore.
Sport-MKRS
- Stadiumi i qytetit në Suharekë 4,800,000
Infrastrukturë
- Ndertimi i Unazës – Krahu i djathtë – Suharekë 1,686,935
- Ndertimi i rrugës Mushtisht – Brezovicë 10,386,710
- Asfaltimi i Rrugës Lokale nga Kryqëzimi i Rrugës NacionaleN25 – Greikoc-Rrafshi i Livadheve 2,660,433
- Ndërtimi i rrugës ” Brigada 123 ” – Sheshi në Suharekë 1,490,432
- Ndërtimi i rrugës Gjinoc – Novakë – Mamushë-Komuna e Suharekës 217,723
- Ndërtimi i rrugës “”Guri i Matozit – Gradancë”” në Mushtisht, Komuna e Suharekës 2,000,000
- Ndërtimi i devijimit të rrugës Magjistrale në fshatrat Duhël – Bllacë dhe rrugës për tek varrezat e reja të fshatit Bllacë –Suharekë 1,300,000
- Ndërtimi i rrugës Suharekë – Peqan – Peqan i vogël 940.000
- Ndërtimi i rrugës Qafë Duhël – Topillë- Grajqevc – Papaz, Segmenti Topillë Gjatësi L= 8,170.00 m 1,098,779.00
MKRS-Trashëgimi Kulturore
- Shtëpia e Xhevdet Gashit, Suharekë 350,000
Arsim
- Ndërtimi i aneksit dhe renovimi i shkollës në Samadraxhë –Suharekë 1,562,362
- Ndërtimi i shkollës fillore në Vraniq, Suharekë 919,226
Ambient-ujëra
- Renovim i Urës së Tranzitit – dhe rregullimi i shtratit të lumit Toplluha – Segmenti 2.2 – 120,000
- Ndërtimi i Digave (Diga e Dragaqinës-projekti i detajuar) 12,984,646