LVV
PDK
LDK
AAK

Dhomat e Specializuara: 72 dëshmitarë të mbetur për të përmbyllur rastin e Thaçit dhe të tjerëve

para 29 dite

Procesi gjyqësor kundër ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre bashkëpunëtorëve të tij, po afrohet drejt një faze të re.

Dhomat e Specializuara: 72 dëshmitarë të mbetur për të përmbyllur rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ekipi i prokurorëve ka në dorë një listë prej 72 dëshmitarësh të cilët pritet të dëshmojnë në lidhje me akuzat për krime lufte.

Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara, Angela Grip, në konferencat e ardhshme statusore do të vendoset se sa prova do të pranohen me shkrim dhe sa dëshmitarë duhet të paraqiten në gjykatë. Kjo do të thotë se numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë.

“Prokurori specialist, natyrisht, mund të vendosë edhe heqjen e dëshmitareve shtesë. Së pari, dhe më kryesorja, ekipet e mbrojtjes do të pyeten nëse duan të paraqesin një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave”, ka thënë Griep.

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetic, ka deklaruar se palët mbrojtëse ende nuk kanë paraqitur listën e tyre të dëshmitarëve. Fokusi aktual është që prokuroria të mbyllë çështjen e saj brenda afatit të rënë dakord.

“Në këtë pikë, palët ende janë të fokusuara të sigurohen se prokuroria të mund ta mbyllë çështjen e saj brenda afatit të rënë dakord në prillit të këtij viti,” ka thënë Misetic.

Procesi gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i gjatë dhe kompleks. Prokuroria ka paraqitur një listë fillestare prej 323 dëshmitarësh, nga të cilët deri më tani kanë dëshmuar 110 persona. Gjithashtu, 86 dëshmi janë pranuar vetëm në formë të shkruar, ndërsa 55 dëshmitarë të tjerë janë hequr nga lista.

Etiketat

Ofertat e fundit