Aksident tragjik në Kroaci: Dy të vdekur, njëri 58 vjeçar shqiptar

para 46 dite

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në rrugën shtetërore D-8 afër qytetit kroat të Primoshtenit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e rëndë të një tjetri.

Aksident tragjik në Kroaci: Dy të vdekur, njëri 58 vjeçar shqiptar

Sipas njoftimit të policisë së Shibenikut, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur një shtetas shqiptar, 58 vjeç, duke drejtuar një automjet me targa shqiptare, ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë dhe ka hyrë në korsinë e kundërt. Mjeti i tij është përplasur frontal me një automjet tjetër, me targa të Splitit, të drejtuar nga një shtetas kroat 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy shoferët kanë humbur jetën në vend të ngjarjes. Pasagjeri 52-vjeçar i automjetit me targa shqiptare ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, rruga shtetërore D-8 ka qenë e bllokuar për të gjithë trafikun për rreth tre orë. Pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, rruga është hapur pjesërisht për trafik, por me kufizime.

Policia e Shibenikut ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Sipas njoftimit të tyre, një raport i detajuar do t’i dorëzohet avokatit shtetëror.

Etiketat

Ofertat e fundit