Rama: Bypass-i i Shëngjinit përfundon në shkurt 2027, do të lehtësojë trafikun dhe do të nxisë turizmin

13.06.2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se bypass-i i Shëngjinit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri të vendit, pritet të përfundojë në shkurt të vitit 2027.

Sipas Ramës, ky aks rrugor do të shmangë trafikun në qendër të qytetit të Shëngjinit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit veror. Rruga do të lidhë Shëngjinin me zonën turistike të Ranës së Hedhun dhe më tej me Velipojën.

Bypass-i po ndërtohet përgjatë malit të Rrencit dhe, përveç rolit të tij në lehtësimin e trafikut, pritet të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që do të rrisë atraktivitetin turistik të bregdetit verior të Shqipërisë.

“Punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027”, ka njoftuar Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.