Arianit Koci: Ministri dhe ambasadori duhej të ishin pranë mërgimtarëve të bllokuar në kufirin me Kroacinë

19.07.2026

Avokati Arianit Koci ka reaguar për bllokimin e mërgimtarëve kosovarë në kufirin Kroaci–Serbi, duke kritikuar mungesën e angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Arianit Koci: Ministri dhe ambasadori duhej të ishin pranë mërgimtarëve të bllokuar në kufirin me Kroacinë Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, ose të paktën zëvendësministri, si dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, do të duhej të ishin pranë bashkatdhetarëve deri në zhbllokimin e situatës.

“Së paku, unë kisha qëndruar aty deri në zhbllokimin e kufirit”, ka shkruar ai.Sipas Kocit, Kroacia është një shtet mik i Kosovës dhe një interesim i drejtpërdrejtë nga zyrtarët e Kosovës do të mund të ndihmonte në përshpejtimin e zgjidhjes së situatës.

“Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos për lirimin e kufirit”, ka theksuar ai.

Në fund të reagimit, Koci ka rikujtuar se politikanët janë në radhë të parë në shërbim të qytetarëve, duke kërkuar më shumë përkushtim institucional në raste të tilla.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More