Zjarre, aksidente trafiku, vjedhje – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

05.08.2021

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e gjatë dy javëve ku veçoi disa prej tyre si: Vizita e kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Grupit Parlamentar për Bujqësi, me rastin e zjarreve […]

Zjarre, aksidente trafiku, vjedhje – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e gjatë dy javëve ku veçoi disa prej tyre si: Vizita e kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Grupit Parlamentar për Bujqësi, me rastin e zjarreve të ditëve të fundit si dhe për shumë projekte dhe aktivitete tjera.

Po ashtu ka raportuar për rastet me COVID-19: 3 raste aktive, 81 vdekje, 1584 raste dhe 1500 të shëruar.

Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë z.Afrim Sylaj, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar disa raste.

22 aksidente trafiku, 2 dëmtim prone, 7 lëndim i lehtë trupor, 4 raste të dhunës në familje, 2 raste të pengimit të personit zyrtar, një rast i keqpërdorimit të besimit, 5 vjedhje, 3 kanosje, 2 raste të shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, 2 sulme fizike, 5 raste të incidentit të zjarri, një sulm seksual, një mashtrim dhe 572 tiketa trafiku.

OSBE, ka raportuar se janë duke i bërë analiza raporteve të transparencës për vitin 2020 nga KDI.

Nga KFOR-LMT- kanë kërkuar që të informohen me kohë në rast zjarri, që të intervenohet, dhe kanë sugjeruar që vullnetarët e situatave emergjente të pajisen me çanta shpinore për fikjen e zjarrit.