1.
Vetaksident në rrugën Suharekë–Malishevë, rrokulliset një veturë
20.09.2026
Një vetaksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Suharekë–Malishevë, ne Autostradën “Ibrahim Rugova”
Sipas informacioneve të para, një veturë ka dalë nga kontrolli dhe është rrokullisur në mes të rrugës.
Nuk dihet ende nëse nga ky aksident ka persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten të bëhen të ditura.
Suhareka Online do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
