Vetaksident fatal në Shirokë të Suharekës, humb jetën 52-vjeçari
Një 52-vjeçar nga fshati Shirokë i Suharekës ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë trafiku.
Foto: Ilustrim
Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 10:06, kur automjeti i drejtuar nga 52-vjeçari B.U. është përfshirë në vetaksident.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
