Specialja arreston komandant ‘Topin’ – Haxhi Shalën

11.12.2023

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala. Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë […]

Specialja arreston komandant ‘Topin’ – Haxhi Shalën Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala.

Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.