Hamza akuzon Qeverinë për keqpërdorim të buxhetit: 2 milionët për fluturimet po përdoren për blerje vote

27.05.2026

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për mbështetjen e linjave ajrore që shërbejnë mërgatën.

Hamza akuzon Qeverinë për keqpërdorim të buxhetit: 2 milionët për fluturimet po përdoren për blerje vote Foto: Ilustrim

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hamza deklaroi se paratë publike po përdoren nga Lëvizja Vetëvendosje për qëllime elektorale.“Buxheti është duke u abuzuar dhe po përdoret edhe për blerje të votës”, tha Hamza, duke komentuar vendimin e qeverisë për subvencionimin e fluturimeve për mërgimtarët.

Ai kritikoi edhe politikat energjetike të ekzekutivit, duke thënë se në pesë vitet e fundit Kosova ka humbur mundësinë për të investuar në kapacitete të reja energjetike.Sipas Hamzës, me mjetet e shpenzuara ndër vite, vendi do të mund të ndërtonte një termocentral të ri, përmes bashkëfinancimit me sektorin privat dhe partnerë ndërkombëtarë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More