Gjendja në kufi: Pritje më të gjata tek Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, pikat e tjera me qarkullim të lirë
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në shumicën e pikave të kalimit kufitar të Kosovës po mbretëron një gjendje me qarkullim të rrjedhshëm, me përjashtim të pika-kalimeve në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë ku vërehen pritje më të gjata.
Pikat me pritjet më të gjata:
Dheu i Bardhë: Pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë rreth 40 minuta, ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë deri në 300 metra në të dyja drejtimet.
Muçibabë: Shoferët po presin nga 40 deri në 45 minuta për të hyrë apo dalë, me kolona që arrijnë deri në 150 metra.
Pikat e tjera me vonesa të lehta:
Hani i Elezit: Dalja merr rreth 15 minuta kohë me një kolonë prej 100 metrash, ndërsa hyrja zgjat vetëm 5 minuta.
Jarinje: Pritjet në dalje janë deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje nga 5 deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera si Merdarë, Vërmicë, Bërnjak, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Mutivodë, kohëpritja për automjete nuk i kalon 5–15 minuta dhe nuk ka kolona të krijuara. Sa i përket transportit të mallrave (kamionëve), pritjet në të gjitha pikat kufitare janë minimale, midis 1 dhe 5 minutave.
