Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova në Merdarë – Krijohen kolona edhe te Dheu i Bardhë

15.08.2026

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), fluksi i automjeteve në dalës të pikave kufitare të Kosovës ka pësuar rritje gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

​Pika më e ngarkuar vazhdon të jetë ajo në Merdarë, ku qytetarët që udhëtojnë në dalje duhet të presin deri në 180 minuta (3 orë). Në këtë pikë kufitare është krijuar një kolonë e automjeteve prej 2000 deri në 2500 metra. Në hyrje të Merdarës, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.​

Vonesa dhe kolona janë regjistruar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritja është rreth 20 minuta dhe kolona e automjeteve arrin deri në 200 metra.​

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare si Jarinje (pritje 10–15 min në dalje), Hani i Elezit, Vërmicë, Bërnjak, Kullë, Qafë e Morinës e të tjera, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara, ku pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje sillen nga 3 deri në 5 minuta.