Pritjet e gjata për t’u pajisuar me dokumente, MPB zgjat orarin e punës deri në orën 18:00
Ministria e Punëve të Brendshme ka zgjatur orarin për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale.
Në komunikatën e lëshuar për media bëhet e ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka marrë vendim që orari të zgjatet deri në ora 18:00, ndërsa të shtunave deri në ora 16:00.
Zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur
deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.
Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale.
Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë.