Pasaporta e Kosovës ngritet në vendin e 65-të – Kurti: Më e fuqishme se kurrë, dëshmi e forcimit të shtetësisë

18.10.2025

Pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritjen më të madhe ndonjëherë në Indeksin e Pasaportave Henley, duke u renditur në vendin e 65-të në raportin vjetor të vitit 2025.

Pasaporta e Kosovës ngritet në vendin e 65-të – Kurti: Më e fuqishme se kurrë, dëshmi e forcimit të shtetësisë Foto: Ilustrim

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e ka cilësuar këtë rezultat si sukses të shtetësisë dhe përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas Kurtit, ky pozicionim i ri përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2021, kur Kosova ishte e renditur në vendin e 108-të, dhe gjithashtu një hap përpara nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 68-të.

“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë,” shkroi Kurti në një postim zyrtar.

Kryeministri vlerësoi se liberalizimi i vizave me zonën Schengen, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit 2024, ka qenë faktor kyç në ngritjen e vlerës së pasaportës kosovare. Po ashtu, ai përmendi edhe angazhimin diplomatik aktiv të institucioneve të Kosovës, që ka ndihmuar në njohjen dhe fuqizimin ndërkombëtar të dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga Republika.

“Me pasaportën tonë, e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë,” përfundoi Kurti.

Çfarë është Indeksi Henley?

Indeksi i Pasaportave Henley është një raport global që mat aksesin e pasaportave të vendeve të ndryshme nëpër botë, duke u bazuar në numrin e vendeve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa vizë ose me vizë në hyrje. Ai publikohet çdo vit dhe konsiderohet si një prej matësve më autoritativë të “fuqisë” së pasaportave në rang ndërkombëtar.

Për Kosovën, kjo ngritje përfaqëson jo vetëm rritje në aksesin global për qytetarët e saj, por edhe një simbol të integrimit gradual ndërkombëtar, i cili mbështetet nga reformat institucionale dhe diplomacia aktive.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More