Policia ndalon dy persona në Jarinjë, sekuestrohen thika, veshje me simbole nacionaliste dhe pajisje të tjera

19.09.2026

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë një automjet me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika, prej tyre dy taktike/luftarake, një kamerë GoPro, dy bluza me simbole dhe mbishkrime nacionaliste, dy pajisje multifunksionale, një flamur i Serbisë, një vulë me katër S dhe një kartë identifikimi.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.