Pas tensioneve në veri, ShSKUK: Ngritet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore

24.09.2023

Pas rifillimit të tensioneve në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic, i plagosur një, dhe një tjetër i lënduar, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm […]

Pas tensioneve në veri, ShSKUK: Ngritet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore Foto: Ilustrim

Pas rifillimit të tensioneve në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic, i plagosur një, dhe një tjetër i lënduar, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, thuhet në komunikatën e tyre.

“Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë. ShSKUK u shpreh ngushëllime të thella familjes së policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë”, thuhet nga ShSKUK.