Nesër ndërpritet rryma në disa fshatra të Suharekës
9 min
Banorët e fshatrave Leshan, Tërrnje dhe Neprebishtë do të mbesin nesër pa energji elektrike për disa orë, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektroenergjetik.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 15:30 dhe do të bëhet në kuadër të punimeve në daljen 10 kV J03 Mamusha, nga nënstacioni NS 110/35/10 kV Theranda.
Arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë nga drunjtë, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mirëmbajtjes së sistemit elektroenergjetik.
Konsumatorët në këto tri fshatra duhet të kenë parasysh ndërprerjen e paralajmëruar gjatë orarit të përcaktuar për realizimin e punimeve.
