Profesori Bajram Berisha nderohet me titullin “Chlamys Dardanica, i pari në historinë e UP-së

3 orë

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 28 tetor 2026, ka vendosur ta nderojë profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Bajram Berisha, me titullin e lartë “Chlamys Dardanica”.

Ky është nderimi i parë i këtij lloji që jepet në historinë e Universitetit të Prishtinës.Prof. Berisha është ndër profesorët e parë që u kthye nga Universiteti Teknik i Munihut (TUM) për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin akademik dhe shkencor të UP-së.

Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar qindra punime shkencore dhe është vlerësuar me titullin prestigjioz “TUM Ambassador”.

Në vitin 2012, Berisha u shpall Shkencëtar i Vitit i Kosovës, ndërsa dy herë është renditur në mesin e 100 shkencëtarëve më të mirë evropianë në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.

Vendimi i Senatit të UP-së përfaqëson një vlerësim të kontributit të tij shumëvjeçar në shkencë, arsim të lartë dhe zhvillimin e kërkimit shkencor.