Punime në rrjetin elektrik, KEDS njofton për ndërprerje nesër në Suharekë
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nesër, më 28 tetor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa vendbanime të Komunës së Suharekës, për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet.
Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në këto vendbanime:
- Topliqan
- Shirokë
- Sallagrazhdë
- Mushtisht
- Greikoc
- Gjinoc
- Gelancë
- Bajqevc
Punimet do të zhvillohen në Daljen 10 kV Gjinoci dhe kanë për qëllim eliminimin e defekteve të identifikuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron.
Ndërkohë, në fshatin Greikoc është paralajmëruar edhe një ndërprerje tjetër, nga ora 09:00 deri në 14:00, për shkak të punimeve në Daljen 10 kV Malësia e Re.
KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për ndërprerjet e paralajmëruara, duke theksuar se punimet janë të nevojshme për mirëmbajtjen preventive dhe rritjen e sigurisë së sistemit energjetik.
