MINTI gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për shkelje në njehsorët elektrikë

04.05.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS-it në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, pas konstatimit të parregullsive në njehsorët elektrikë.

MINTI gjobit KEDS-in me 90 mijë euro për shkelje në njehsorët elektrikë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë muajit prill 2026 janë trajtuar qindra ankesa të qytetarëve lidhur me devijime në matjen e energjisë elektrike.

Një komision i posaçëm ka pranuar gjithsej 574 ankesa të dokumentuara, ku konsumatorët kanë raportuar probleme me orën dhe datën e njehsorëve.

Në kuadër të hetimeve, janë tërhequr 54 njehsorë nga shtatë rajone të Kosovës për testim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Rezultatet kanë treguar se në 38 raste ka pasur devijime kohore, ndërsa në 18 njehsorë të verifikuar ka rezultuar se u kishte skaduar afati i vlefshmërisë, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave ndaj operatorit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rastet e evidentuara do t’i përcillen organeve të drejtësisë për procedura të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, ankesat e qytetarëve janë duke u dërguar edhe në KESCO, nga e cila kërkohet kompensimi i menjëhershëm për konsumatorët e dëmtuar.

MINTI ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe verifikimet edhe gjatë muajit maj, duke ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More