KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, deri tani janë numëruar 81 nga 223 kuti votimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të publikuara të hënën në orën 11:30, deri më tani janë numëruar 80 nga gjithsej 223 kuti votimi, që përbën 35.87 për qind të procesit.
Në këto kuti janë sistemuar zarfet me fletëvotime pasi janë aprovuar nga shërbimi votues i KQZ-së.KQZ bën të ditur se pas përfundimit të procesit të vlerësimit, zarfet e aprovuara janë ndarë në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.
Votimi përmes postës ishte i hapur nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të shfrytëzuar këtë formë votimi.Një ditë më parë, KQZ përfundoi vlerësimin e 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime.
Nga to, 82,809 u aprovuan, ndërsa 2,981 u refuzuan.Sipas KQZ-së, këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të institucionit në 22 shtete të ndryshme, si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.
