IQMT aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë

26.08.2026

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur inspektime në disa rajone të Kosovës për të evidentuar rastet e ushtrimit të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë pa licencë.

IQMT aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë Foto: Ilustrim

Sipas IQMT-së, gjatë aksionit është evidentuar edhe angazhimi i udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani turistike të rajonit, të cilët në rastet kur veprojnë pa licencën e nevojshme janë në kundërshtim me ligjin.

Institucioni ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj operatorëve turistikë dhe personave që mundësojnë ushtrimin e kësaj veprimtarie në mënyrë të paligjshme. Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 3,000 deri në 9,000 euro.

IQMT u ka bërë thirrje kompanive turistike që të angazhojnë udhërrëfyes të licencuar, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të informacioneve të sakta dhe profesionale për historinë, trashëgiminë kulturore dhe vlerat turistike të Kosovës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More