1.
Dyshohet se paraqiti patentëshofer të falsifikuar në Dheu të Bardhë, ndalohet shtetasi serb
17.09.2026
Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se gjatë kontrollit në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka paraqitur patentëshofer të falsifikuar.
Rasti është raportuar më 16 shtator, rreth orës 11:40.Sipas Policisë së Kosovës, dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është konfiskuar për ekzaminim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën që lidhet me përdorimin e dokumentit të falsifikuar.
