Gjenden mbetje mortore në veri të Kosovës

03.09.2024

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se qytetarët kanë hasur në mbetje mortore në veriun e Kosovës. Në njoftim thuhet se pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.

“Komisioni do t’ju njoftojë pas verifikimit dhe konstatimit nga IML-ja, nëse të njejtat janë më interes forcenzik dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

https://www.facebook.com/kqpzh/posts/pfbid0AxbUxCWoVzsYNK2AJsTCa2BZ2J2SnXDA7o4unL6NkHxyRDr6mtHnqpHFNrUm1wJzl