1.
Pritjet në kufi për të hyrë në Kosovë: Rreth një orë në Merdarë dhe deri 30 minuta te Dheu i Bardhë
21.12.2024
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka raportuar për pritje në pikat kufitare hyrëse të Kosovës edhe gjatë ditës së sotme.
Situata më e ngarkuar po regjistrohet në pikën kufitare të Merdarës dhe asaj të Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, për të hyrë në Kosovë:
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës arrin deri në 500 metra.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet variojnë nga 60 deri në 80 minuta, me një kolonë që shtrihet deri në 200 metra.
