Publikohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

20.07.2026

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pasditen e sotme (20 korrik 2026), situata në shumicën e pikave të kalimit kufitar të Kosovës paraqitet kryesisht e qetë, me përjashtim të disa pikave ku ka fluks më të shtuar të automjeteve në hyrje.

Publikohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare Foto: Ilustrim

Pika më e ngarkuar aktualisht është ajo te Dheu i Bardhë, ku në hyrje raportohet për një kolonë automjetesh prej 700 metrash, me kohë pritjeje që shkon deri në 35 minuta. Në dalje të kësaj pike, kolonat janë rreth 50 metra dhe pritja zgjat rreth 10 minuta.​

Fluks i shtuar vërehet edhe në pikat e tjera:​

Muçibabë: Kolona në hyrje ka arritur në 150 metra, me pritje deri në 20 minuta.

​Hani i Elezit: Raportohet për kolona prej 100 metrash si në hyrje, ashtu edhe në dalje, me kohë pritjeje rreth 10 minuta.​

Vërmicë: Në hyrje ka një kolonë prej 100 metrash, ku shoferët po presin nga 10 deri në 15 minuta.

​Në pikat e tjera kufitare si Merdarë, Jarinje, Bërnjak dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pritjet për të hyrë apo dalë nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 10 minuta, pa pasur fare kolona të krijuara. Për sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare situata është tërësisht e qetë dhe pa pritje të gjata.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More