Rritet fluksi në vendkalimet kufitare për të hyrë në Kosovë – Pritje deri në 50 minuta në Jarinje
Rrugët e Kosovës janë mbushur ditëve të fundit me automjete me targa të huaja, si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit. Qindra familje nga vendet e ndryshme të Evropës po kthehen në vendlindje për t’i kaluar festat pranë më të dashurve të tyre.
Foto: Traffic on Lion's Gate Bridge at night
Sipas njoftimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ardhja e mërgimtarëve në Kosovë po vazhdon dhe ende po vërehet fluks në disa pika kufitare të vendit.
Në përditësimin e fundit të MPB-së, bëhet e ditur se pritjet më të mëdha për hyrje në Kosovë janë regjistruar në vendkalimin kufitar Jarinje, ku pritjet në këtë vendkalimin kufitar janë deri në 40-50 minuta, ndërsa është krijuar 500 metra kolonë.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare si Dheu i Bardhë pritjet janë 30-40 minuta, Merdare 10-15 minuta.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
| Pikat e kalimit kufitar | Automjete | Kamionë | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (m) Hyrje | Kolona (m) Dalje | |
| Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Dheu i Bardhë | 30-40 | 05 | 200 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Glloboqicë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Hani i Elezit | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Jarinje | 40-50 | 30-40 | 500 | 400 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Kullë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Merdarë | 10-15 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Muçibabë | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Stançiq | 05 | 05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |
| Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 | 03-05 | 03-05 | 0 | 0 |