Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe darkën shtetërore të Macronit

14 min

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, si dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë vizitës në Francë, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

Po ashtu, në margjina të Forumit të Paqes, kryeministri pritet të takohet edhe me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

Forumi i Paqes në Paris mbledh përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të ndryshme për të diskutuar çështje që lidhen me paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.