Dogana e Kosovës mbledh 1.3 miliardë euro të hyra, 71 milionë më shumë se vitin e kaluar

31.08.2026

Dogana e Kosovës ka arkëtuar rreth 1.3 miliardë euro të hyra deri në gusht të këtij viti, duke shënuar rritje prej rreth 71 milionë eurosh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Dogana e Kosovës mbledh 1.3 miliardë euro të hyra, 71 milionë më shumë se vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se lufta kundër ekonomisë joformale dhe reformat e ndërmarra në sistem kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

Ndër reformat e këtij viti ai ka përmendur kalimin e terminaleve doganore nga menaxhimi privat në atë shtetëror, si dhe nisjen e deklarimit të mallrave para arritjes.

Llugaliu ka bërë të ditur gjithashtu se Dogana ka arritur të përgjysmojë kohën e nevojshme për procedimin e eksporteve, ndërsa janë krijuar edhe lehtësira për prodhuesit, përfshirë lirimin nga taksat për makineritë prodhuese, lëndën e parë dhe burimet e energjisë.

Sa i përket luftës kundër kontrabandës, ai ka thënë se nuk ka dallime të mëdha mes rajoneve të Kosovës, por ka veçuar trekëndëshin kufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut–Serbi si zonën me rrezikun më të lartë.

Sipas tij, performanca e Doganës këtë vit paraqet një trend pozitiv në rritjen e të hyrave dhe përmirësimin e procedurave doganore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More