Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President

14.09.2026

Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës, pasi, sipas tij, nuk është siguruar mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President Foto: Ilustrim

Sejdiu bëri të ditur se kandidatura e tij ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas një procesi të gjatë të bisedimeve ndërmjet dy subjekteve politike.

Ai tha se e kishte pranuar kandidaturën me synimin për të kontribuar në zhbllokimin e ngërçit institucional në vend.

“Kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sejdiu, duke theksuar se nuk kishte pasur ambicie për pozita publike përtej angazhimeve të tij akademike dhe profesionale.

Megjithatë, sipas tij, procesi më pas është përfshirë në dinamikat dhe përplasjet e brendshme politike.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i ka njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe LVV-së.

Ai ka falënderuar kolegët, miqtë, personalitetet publike, shoqërinë civile dhe veçanërisht mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e treguar gjatë ditëve të fundit.

Në fund, Sejdiu u ka bërë thirrje partive politike që të tejkalojnë përplasjet dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën institucionale.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More