Për gjashtë muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 8000 euro për dreka zyrtare
Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajt janar-qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 8,044.4 euro, raporton SuharekaOnline. Në bazë […]
Në shpenzimet e periudhës janar-qershor 2021, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare.
Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajt janar-qershor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 8,044.4 euro, raporton SuharekaOnline.
Në bazë të këtij raportit figuron që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në periudhën kohore janar-qershor të këtij viti ka shpenzuar 886.30 euro për dreka zyrtare, raporton SuharekaOnline.
Ndërsa, shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare brenda kësaj periudhe kohore janë bërë nga Drejtoria e Kulturës, shpenzime këto që kanë arritur vlerën prej 2,750.50 euro.
| Njësia Buxhetore | Dreka Zyrtare, janar-qershor 2021 |
| Zyra e Kryetarit | 886.30€ |
| Buxhet Ekonomi dhe Financa | 786.00€ |
| Administrata | 91.00€ |
| Inspekcioni | / |
| Zyra e Kuvendit Komunal | 684.90€ |
| Shërbimet Publike | 582.8€ |
| Bujqësia | 499.80€ |
| Planifikimi urban – Urbanizmi | 373.20€ |
| Shërbimet Kadastrale | 476.20€ |
| Administrata | 71.00€ |
| Shërbimet Sociale | / |
| Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor (QKMF) | 141.70€ |
| Shërbimet Kulturore | 2,750.50€ |
| Administrata e Arsimit | 701.00€ |
| TOTAL | 8,044.4€ |