Shtrohet rruga në fshatin Greikoc, në mes të saj mbet një shtyllë elektrike
Një shtyllë elektrike ka mbetur në mes të rrugës në fshatin Greikoc të Suharekës dhe për këtë opozita atje, dhe qytetarët kanë reaguar. Në fshatin Greikoc të Suharekës, u realizuan punimet në një rrugë nga qeverisja e Bali Muharremaj. Rruga ‘5 Prilli’ është shtruar me kubëza betoni, por ajo çka bie në sy është një […]
Një shtyllë elektrike ka mbetur në mes të rrugës në fshatin Greikoc të Suharekës dhe për këtë opozita atje, dhe qytetarët kanë reaguar.
Në fshatin Greikoc të Suharekës, u realizuan punimet në një rrugë nga qeverisja e Bali Muharremaj.
Rruga ‘5 Prilli’ është shtruar me kubëza betoni, por ajo çka bie në sy është një shtyllë elektrike.
Në mes të rrugës ka mbetur kjo shtyllë elektrike që po paraqet pengesë madhe për banorët. Ata nuk kanë mundësi që të kyçen si duhet në këtë rrugë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe nëndega e LDK’së në këtë fshat, ku ka kërkuar largimin e kësaj shtylle.
Më poshtë keni fotografitë nga vendi ku është shtruar rruga me kubëza e që në mes të saj ka mbetur një shtyllë elektrike.