Greikoc, arrestohet një person i kërkuar nga policia – dërgohet në vuajtje të dënimit

15.03.2023

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë apo mos të vuaj dënimin e caktuar. Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se […]

Greikoc, arrestohet një person i kërkuar nga policia – dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë apo mos të vuaj dënimin e caktuar.

Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 15:00, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Fsh.Grejkoc, Suharekë 14.03.2023 -15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.