[FOTO/VIDEO] – Aksidenti tragjik në Shirokë, viktimat janë nga Prizreni, njëri 20 e tjetri 31-vjeçar

28.04.2024

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur para pak minutash në Shirokë të Suharekës.

[FOTO/VIDEO] – Aksidenti tragjik në Shirokë, viktimat janë nga Prizreni, njëri 20 e tjetri 31-vjeçar Foto: Aksident tragjik në Shirokë

Nga ky aksident kanë mbetur dy persona të vdekur në vend dhe një person është lënduar rëndë.

Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se shoferi dhe pasagjeri që ishin në motor kanë humbur jetën.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se njëri nga viktimat është 31-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar, të dy nga Prizreni..

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H  viti i lindjes 1993”, bëjnë të ditur burime të SuharekaOnline.