Samadrexha, Greikoci, Vraniqi e Mohlani fshatrat me numrin më të madh të rasteve të vjedhjeve

02.05.2023

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës. Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar […]

Samadrexha, Greikoci, Vraniqi e Mohlani fshatrat me numrin më të madh të rasteve të vjedhjeve Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.

Padyshim që edhe në Komunën e Suharekës këto raste i kemi dëgjuar përgjatë tre muajve të parë të vitit 2023 (janar, shkurt dhe mars).

Nga Stacioni Policor në Suharekë kanë konfirmuar për SuharekaOnline se gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë raportuar gjithsej 22 raste të vjedhjeve, prej të cilave policia tregon se 12 raste janë zbuluar.

Poashtu, SuharekaOnline ka siguruar edhe numrin e vjedhjeve nëpër vendet (fshatrat) e Komunës së Suharekës, ku sipas të dhënave pas Qytetit të Suharekës i cili për tre muaj regjistroi 6 raste të vjedhjeve, renditet fshati Samadrexhë me numrin më të madh të rasteve të vjedhjeve ku për tre muaj u raportuarn tri raste të tilla.

Pas Samadrexhës me nga dy raste të vjedhjeve renditen fshatrat si: Greikoci, Vraniqi dhe Mohlani.

Ndërsa, me nga një rast të vjedhjes janë fshatrat: Bukoshi, Vraniqi, Peqani, Gelanca Shiroka dhe Reshtani.

Vendet e rasteve ku ka ndodhur vjedhjaNumri i rasteve të vjedhjeve
Suharekë6
Samadrexhë3
Greikoc2
Vraniq2
Bukosh1
Savrovë1
Peqan1
Gelancë1
Mohlan2
Shirokë1
Reshtan1
Policia e Kosovës-Suharekë

Gazetare, Eurolinda Zenelaj