Ndahen mbi 115 mijë euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Greikoc e Bukosh të Suharekës

07.08.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontrata për ndërtimin e disa rrugëve lokale në komunë. Sipas njoftimit të komunës bëhet e ditur se janë ndarë 115,246.97 euro për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Greikoc e Bukosh të Suharekës. Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të ndërtohen rrugët lokale si: “Rexhep Zmajlaj”, “Shaban Rexhepi”, […]

Ndahen mbi 115 mijë euro për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Greikoc e Bukosh të Suharekës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për kontrata për ndërtimin e disa rrugëve lokale në komunë.

Sipas njoftimit të komunës bëhet e ditur se janë ndarë 115,246.97 euro për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Greikoc e Bukosh të Suharekës.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të ndërtohen rrugët lokale si: “Rexhep Zmajlaj”, “Shaban Rexhepi”, “Dan Hyseni”, “Rexhë Kokaj” dhe “Rrustem Rexha”, “Shaban Lushaj” dhe “Beqir Fejza” në Grejkoc -Faza e dytë, “Rruga e Xhamisë”, “Ukë Sylejmani”, “Sinan Kicaj”, “Shaip Kadriaj”, “Smajl Muharremi” në Greikoc, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, përveç këtyre rrugëve për të cilat janë ndarë 77,220.30 euro, Komuna e Suharekës ka njoftuar se do të ndërtohen edhe disa rrugë të tjera lokale si: “Hazir Limoni”, “Hasan Dulla”, “Ukë Baraliu”, “Izet
Halili”, “Zelfije Sopa” -faza e dytë, “Ramë Hyseni”, “Bexhet Baraliu”, “Taip Zyba”, “Naser Baraliu”, “Halil Ali Fetahu”, “Hajir Sopa” në fshatin Bukosh, për të cilat janë ndarë 38,026.67 euro.