Me 69 vota për, Naim Qelaj nga Suhareka zgjedhet Avokat i Popullit
Në seancën e së premtës votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pothuajse e kanë zgjedhur emrin e Avokatit të Popullit, ku para tyre kishin mundësinë të zgjedhnin ndërmjet emrit të Edona Hajullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala. Edona Hajrullahu është eliminuar nga gara qysh në raundin e parë pasi që ka marr vetëm 17 […]
Në seancën e së premtës votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pothuajse e kanë zgjedhur emrin e Avokatit të Popullit, ku para tyre kishin mundësinë të zgjedhnin ndërmjet emrit të Edona Hajullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.
Edona Hajrullahu është eliminuar nga gara qysh në raundin e parë pasi që ka marr vetëm 17 vota, ndërsa Naim Qelaj, 29 dhe Xhavit Shala 23 vota, që kanë garuar edhe në raundin e dytë të votimit.
Nga votat e raundit të dytë nga 66 deputetë që kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 32 vota kurse Xhavit Shala 22 vota.
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kandidatin Naim Qelaj, Avokat të Popullit për një mandat pesëvjeçar.
Me 69 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime zgjodhi kandidatin Qelaj për Avokat të Popullit.