Buxheti për komunat arrin në 907 milionë euro në vitin 2027

18.08.2026

Ministri në detyrë i Financave, z. Hekuran Murati ka publikuar Qarkoren e Dytë Buxhetore për komunat, përmes së cilës janë përcaktuar kufijtë buxhetorë për secilën komunë për vitin 2027.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Financave, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë në 907 milionë euro vitin e ardhshëm.

Kjo paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2021, kur buxheti për komunat ishte rreth 546 milionë euro.

Sipas Ministrisë, rritja e vazhdueshme e të hyrave buxhetore gjatë viteve të fundit ka krijuar hapësirë të re fiskale për rritjen e financimit të nivelit lokal.

Në këtë mënyrë, komunat pritet të kenë në dispozicion më shumë mjete për financimin e shërbimeve publike, investimeve kapitale dhe projekteve në nivel lokal gjatë vitit 2027.