Murati: Opozita rrëzon ndihmën për qytetarët dhe ligjin për SEPA

25.04.2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se opozita ka refuzuar futjen në rend dite të mbështetjes financiare për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët dhe familjet në vend.

Sipas tij, për këtë pikë kërkohej vota e dy të tretave të deputetëve prezentë, por nuk mori mbështetjen e opozitës.

Murati ka theksuar se opozita ka refuzuar gjithashtu edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, i cili konsiderohet i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës në SEPA.

Ai iu referua një studimi të German Economic Team, sipas të cilit mbi 50 milionë euro në vit do të kurseheshin nga qytetarët dhe bizneset përmes anëtarësimit në këtë sistem.

Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit tashmë kanë avancuar në këtë drejtim, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të tyre transfere bankare më të lira.