Refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh për Thaçin, i vazhdohet paraburgimi deri në tetor

03.08.2026

Gjykatësi i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë ka refuzuar kërkesën për lirimin e tij me kusht, pavarësisht dorëzanisë prej 50 mijë eurosh të ofruar nga familjarë dhe miq të tij.

Refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh për Thaçin, i vazhdohet paraburgimi deri në tetor Foto: Ilustrim

Gjyqtari Nicolas Guillou Gosnell e ka vlerësuar pozitivisht garancinë financiare, duke konstatuar se ajo e zvogëlon rrezikun e arratisjes. Prokuroria Speciale, sipas vendimit, nuk ka arsyetuar mjaftueshëm mundësinë reale të arratisjes së Thaçit.

Megjithatë, gjyqtari ka vendosur që paraburgimi i Thaçit të vazhdojë edhe për dy muaj, deri në tetor 2026, me arsyetimin se ekziston rreziku që ai të pengojë proceset gjyqësore në zhvillim në Dhomat e Specializuara ose të kryejë vepra të tjera të ngjashme.

Thaçi mbetet i vetmi i akuzuar në këtë rast që vazhdon të mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen. Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj janë liruar me kusht nën kushte të caktuara, ndërsa Hajredin Kuqi po mbrohet në liri që nga fillimi i procesit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More