1.
Azemi: Shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat mund të fillojë nga nesër ose të hënën
11.06.2026
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se procesi për shpërndarjen e shtesës prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat pritet të fillojë shumë shpejt, pas vonesave të raportuara.
Ai tha se deri më tani ka pasur ngecje në realizimin e kësaj mase, gjë që ka krijuar pasiguri te përfituesit. Sipas tij, sindikata ka reaguar publikisht duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të përshpejtojnë procedurat.
Azemi theksoi se, ndonëse shuma nuk është e madhe, ajo është e premtuar dhe punëtorët kanë të drejtë të informohen për kohën e saktë të pagesës.
Sipas informacioneve jozyrtare që ai posedon, shpërndarja e mjeteve mund të nisë që nga nesër ose më së largu të hënën.
