1.
Hapet aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, afati deri më 12 qershor
02.06.2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në vend.
Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 12 qershor 2026.MASh u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.
Ministria ka theksuar se respektimi i afateve dhe plotësimi i saktë i të dhënave është i domosdoshëm për pjesëmarrjen në Provimin e Maturës Shtetërore.
