MAShTI reagon ndaj raportimeve për aktakuzën: Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar nga organet e drejtësisë

29.01.2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se është njoftuar më 31 dhjetor 2025 vetëm përmes raportimeve mediatike lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj 12 zyrtarëve të kësaj ministrie, ndërsa thekson se deri më tani nuk ka pranuar asnjë njoftim apo vendim zyrtar nga institucionet kompetente.

MAShTI reagon ndaj raportimeve për aktakuzën: Nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar nga organet e drejtësisë Foto: Ilustrim

Në një komunikatë për media, MAShTI ka theksuar se respekton dhe mirëpret punën e institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe se do të jetë e hapur dhe transparente në raport me çdo zhvillim zyrtar që lidhet me këtë çështje.

Njëkohësisht, Ministria ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të parimit të pafajësisë, i cili garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ministria ka vlerësuar edhe rolin e mediave në informimin e publikut, duke i inkurajuar ato që raportimi të jetë i saktë, i bazuar në fakte dhe në përputhje me standardet profesionale të gazetarisë, me qëllim të shmangies së keqinformimit, interpretimeve të pasakta apo dëmtimit të procesit gjyqësor dhe integritetit institucional.

Po ashtu, MAShTI ka kërkuar që gjatë raportimit të respektohet e drejta ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislacionin në fuqi.

Në fund, Ministria ka ritheksuar përkushtimin e saj ndaj transparencës dhe llogaridhënies, në funksion të informimit të drejtë dhe korrekt të publikut.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More