Posedim i narkotikëve, mashtrim dhe armëmbajtje – Prokuroria e Prizrenit ngrit 10 aktakuza ndaj 13 personave

24.12.2025

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 63 aktakuza kundër 76 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 25 persona, ndërsa janë parashtruar katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër pesë personave të dyshuar për veprat penale.

Sipas njoftimit, kjo Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ndaluar pesë persona të dyshuar dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy personave.

Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër nëntë personave për veprat e mëposhtme:

Një aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”

Një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”

Një aktakuzë kundër një personi për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një aktakuzë kundër një personi për “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një aktakuzë kundër një personi për “Rrezikimi i trafikut publik”

Një aktakuzë kundër një personi për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”

Një aktakuzë kundër një personi për “Mashtrimi”

Një aktakuzë kundër një personi për “Dhuna në familje”

Një aktakuzë kundër një personi për “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një aktakuzë kundër një personi për “Lëndimi i lehtë trupor”

Ndalimet e fundit dhe kërkesat për paraburgim

Nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar katër persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një person për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy personave për veprat penale “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”.