Arrestohet një diler droge në Prizren, në shtëpinë e tij gjetën kokainë dhe marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij ka zbuluar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe mjete që dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të drogës.
Foto: Ilustrim
Sipas raportit zyrtar të policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar:
- 15.10 gramë kokainë,
- 24.58 gramë marihuanë,
- një peshore digjitale,
- 270 euro para të gatshme,
- një telefon mobil,
- 30 qese plastike për paketim, si dhe
- dy thika.
Pas gjetjes së provave, i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga njësitë kompetente për narkotikë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm.