Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Dragashit, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Dragash, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Foto: Ilustrim
Sipas informacioneve zyrtare, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin apo shkaqet e mundshme të vdekjes. Hetimet janë në vazhdim.