Në grua pa shenja jete sjellët nga Shqipëria në Dragash – Policia nis hetimet

18.07.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë që është raportuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Dragash, ku është sjellë një grua pa shenja jete nga një fshat kufitar i Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetase e Shqipërisë dhe është transportuar nga familjarët e saj në territorin e Kosovës, konkretisht në Dragash.

“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar procedurat e para hetimore.

Në konsultim me prokurorin kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth rrethanave të rastit.